Beçi keçin na kish shok, S'gjeje, jo më çamarrok. Qysh s'i linte dy gurë tok! Babi dashi, qorton Beçin, "S'ke shok tjetër, ç'rri me keçin? Ç'thotë proverbi, more bir: "Zgjidhe shokun më të mirë!" Ia pret Beçi, "O ba, ç'thua, Keçi pra, më zgjodhi mua!"
Ylli i vogël lart në qiell, Duket porsi zjarr në pyll, Sipër dheut, lart qëndron, Xixa-xixa xixëllon.
Disku i diellit kur perëndon, Nata hijen e lëshon, Ylli veten e zbulon, Xixa-xixa xixëllon. Drit' e yllit kur shkëlqen, Udhëtarit ç'i pëlqen, Natën e errët kudo shkon, Udhën vetëm s'e harron.
Natën djali kur shikon, Sipër dheut, fort mendon, Mendt' e veta ç'i habit, Ylli i vogël se si ndrit.