
-Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
-Kam humbur babin. - tha arushi duke qare.
-Po si ta quajnë babin ty? - i tha iriqi.
-Babi. - tha arushi i vogel. Kafshët e tjera qeshën nga përgjigja e arushit të vogël, por lotët e tij bën që ata të heshtin.
-Si thoni shokë, ta ndihmojmë arushin që të gjej babanë? - tha lepurushi.
-Ta ndihmojmë, ta ndihmojmë! - thanë të gjithë miqtë e pyllit.
-Do vij dhe unë me ju që tju ndihmoj të gjeni rrugën. - tha një zog i bukur.
-Hipni në makinën time - tha ketrushi, dhe të gjithë së bashku u nisën që të takonin të gjithë arinjtë që ishin në pyll. Njëri prej tyre do të ishte babi i arushit të vogël. Dha ja ndaluan para një Berberhanëje ku punonte si berber një ari. Shokët hynë brënda dhe panë ariun që po qethte një cjap.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Po unë jam beqarë more - ia ktheu ariu berberë dhe po qeshte me të madhe bashkë me cjapin. Miqtë u nisën drejt rrobaqepsisë se aty punonte një ari tjetër si rrobaqepës. Ariu rrobaqepës ishte duke qepur pantallonat e një gomari.
-Po ku i ke grisur kështu pantallonat o gomar? - tha ariu.
-Duke ngrënë gjëmba usta - ia ktheu gomari.
Ndërkohë hynë miqtë tanë.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Fëmijët e mi nuk largohen kurrë nga shtëpia pa marë leje - tha ariu rrobaqepës pa kthyer kokën që të shihte.
Miqtë u nisën drejt ariut peshëngritës.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Mmmm - bëri ariu dhe i tregoi miqve fëmijët e tij që ishin radhitur në stërvitje.
-Fëmijët e mij nuk janë ngordhalaqër - shtoi ariu.
Miqtë të deshpëruar u nisën drejt ariut fotograf.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Jo - tha ariu.
-Ju lutem na ndihmoni të gjejmë babanë e këtij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait - iu lut ketrushi ariut fotograf.
-Po, patjetër, - tha fotografi - unë do ju tregojë fotografitë e gjithë arinjve të pyllit tonë. Dhe keshtu bëri; po i tregonte arushit të vogël gjithë fotografitë e arinjve: ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepës, ariun peshëngritës dhe kur i tregoi fotografinë e ariut artist, arushi i vogël u hodh nga zemi dhe thërriste:
-Babi, babi ime, babi ime!
Të gjithe u kënaqën që e gjetën se cili ishte babai i arushit të vogël. Pasi ariu fotgraf i bëri një foto të gjithëve, ata u nisën drejt cirkut. Sa arritën tek dera, arushi i vogël thërriti:
-O ba, babi!
Ariu artist dëgjoi zërin e të birit dhe doli shpejt përjashta. Arushi iu hodh në qaf, e puthi dhe i tha:
-Babi unë humba!
Ariu artist i falendëroi kafshët e pyllit që e kishin ndihmuar djalin e tij, dhe i ftoj të gjithë për të parë shfaqjen. Të gjithë ishin të gëzuar.
No comments:
Post a Comment