Vogëlushja jonë Elonë,
ditëlindjen sotë feston.
Vijnë shokët, shoqet vijnë,
mbushin plot me gaz shtëpine.
Në një gojë, të gjithë thonë,
"100 Vjec u bëfsh Elonë!"
Sot dhe lulja e shqiponjës,
duket sikur i thotë Elonës,
"Ç'farë kërkon të të dhuroj,
ja, një gjethe po e shtoj!"
Si na shtohet ne blerimi,
ty Elonë tu shtoftë gëzimi!
Monday, January 5, 2009
Zgjidhe Shokun Më Të Mirë!
Sunday, January 4, 2009
Kur Bie Shi
Mjau-mjau, mjau-mjau,
Një maçok fytyrën lau,
Gjyshja ime kur e pa,
"Do të bjerë shi," na tha.
Po Petriti vëllai im,
Që di mirë cdo mësim,
I tha gjyshes "Kur s'ka re,
Jo, nuk bie shi mbi dhe!"
Mbrëmja e qetë kur u qas,
Nëntë herë "Ki-ki-ki...."
Këndoi gjeli mbi pullaz;
Gjyshja tha "Do te bjerë shi!"
Macja le të lahet,
Prapë do të thahet,
Gjeli të kendojë,
Sa herë të dojë.
Po nuk pati re,
Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,
S'bie shi mbi dhe!
Një maçok fytyrën lau,
Gjyshja ime kur e pa,
"Do të bjerë shi," na tha.
Po Petriti vëllai im,
Që di mirë cdo mësim,
I tha gjyshes "Kur s'ka re,
Jo, nuk bie shi mbi dhe!"
Mbrëmja e qetë kur u qas,
Nëntë herë "Ki-ki-ki...."
Këndoi gjeli mbi pullaz;
Gjyshja tha "Do te bjerë shi!"
Macja le të lahet,
Prapë do të thahet,
Gjeli të kendojë,
Sa herë të dojë.
Po nuk pati re,
Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,
S'bie shi mbi dhe!
Ylli i Vogël Lart Në Qiell
Ylli i vogël lart në qiell,
Duket porsi zjarr në pyll,
Sipër dheut, lart qëndron,
Xixa-xixa xixëllon.
Disku i diellit kur perëndon,
Nata hijen e lëshon,
Ylli veten e zbulon,
Xixa-xixa xixëllon.
Drit' e yllit kur shkëlqen,
Udhëtarit ç'i pëlqen,
Natën e errët kudo shkon,
Udhën vetëm s'e harron.
Natën djali kur shikon,
Sipër dheut, fort mendon,
Mendt' e veta ç'i habit,
Ylli i vogël se si ndrit.
Duket porsi zjarr në pyll,
Sipër dheut, lart qëndron,
Xixa-xixa xixëllon.
Disku i diellit kur perëndon,
Nata hijen e lëshon,
Ylli veten e zbulon,
Xixa-xixa xixëllon.
Drit' e yllit kur shkëlqen,
Udhëtarit ç'i pëlqen,
Natën e errët kudo shkon,
Udhën vetëm s'e harron.
Natën djali kur shikon,
Sipër dheut, fort mendon,
Mendt' e veta ç'i habit,
Ylli i vogël se si ndrit.
Saturday, January 3, 2009
Blerta Na Harroj Gërshetat
Nëna dhe babai,
Na e pyesin: "Blertë,
Ç'farë vizatove,
Përmbi atë fletë?"
"Vizatova veten,
A nuk e shikoni?
Ju jeni të rritur,
Si nuk e kuptoni?"
"Po ç'ke ngatërruar,
Bletë edhe qershi,
Flutur e kalem,
Mollë dhe kuti?"
"Jo asgjë, asgjë,
Nuk kam ngatërruar,
Në fletore veten,
Unë kam vizatuar!"
Po habitet nëna,
Babai bën cudi,
"Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!
Mollë edhe qershi
Ti nuk je, moj Blertë,
Pastaj, këtu c'duan,
Një flutur e një bletë?"
"Jua thote gjyshja
Pritni kur të vijë!"
"Kur s'e dimë ne,
Gjyshja s'mund ta dijë!"
"Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
Se ç'kam vizatuar,
Eja na trego."
Ja ku erdhi gjyshja,
Vizatimin pa,
"Kjo këtu është Blerta!"
Prindërve u tha.
"Se, kur afron mbrëmja,
Edhe do të flerë,
I kendoj një këngë,
Që gjumi ta zerë.
Gjumi mbi qepalla,
Vete edhe vjen,
Unë, një këngë, mbesës,
Nis edhe i them.
'I ke faqet mollë,
Sytë si qershi,
Hundën si kalem,
Gojën si kuti.'
Pa, i them 'Je bletë'
Pa i them 'Je flutur',
Se është punëtore,
Sepse është e bukur.
Pra në vizatim,
Është vetë Blerta,
Veç se ka harruar,
Të bëjë gërshetat!"
Na e pyesin: "Blertë,
Ç'farë vizatove,
Përmbi atë fletë?"
"Vizatova veten,
A nuk e shikoni?
Ju jeni të rritur,
Si nuk e kuptoni?"
"Po ç'ke ngatërruar,
Bletë edhe qershi,
Flutur e kalem,
Mollë dhe kuti?"
"Jo asgjë, asgjë,
Nuk kam ngatërruar,
Në fletore veten,
Unë kam vizatuar!"
Po habitet nëna,
Babai bën cudi,
"Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!
Mollë edhe qershi
Ti nuk je, moj Blertë,
Pastaj, këtu c'duan,
Një flutur e një bletë?"
"Jua thote gjyshja
Pritni kur të vijë!"
"Kur s'e dimë ne,
Gjyshja s'mund ta dijë!"
"Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
Se ç'kam vizatuar,
Eja na trego."
Ja ku erdhi gjyshja,
Vizatimin pa,
"Kjo këtu është Blerta!"
Prindërve u tha.
"Se, kur afron mbrëmja,
Edhe do të flerë,
I kendoj një këngë,
Që gjumi ta zerë.
Gjumi mbi qepalla,
Vete edhe vjen,
Unë, një këngë, mbesës,
Nis edhe i them.
'I ke faqet mollë,
Sytë si qershi,
Hundën si kalem,
Gojën si kuti.'
Pa, i them 'Je bletë'
Pa i them 'Je flutur',
Se është punëtore,
Sepse është e bukur.
Pra në vizatim,
Është vetë Blerta,
Veç se ka harruar,
Të bëjë gërshetat!"
Biçikleta
Abetare
Biçikleta
Për Një Shkronjë
Me rremujë detyrat,
i beri Besniku.
E la fletoren hapur,
dhe në lojë iku.
E mora fletoren,
bobo ç'të lexoj!
Në ç'do fjalë të shkruar,
mungonte ndonjë shkronjë!
Atë ditë Besnikun,
e hoqa nga loja.
"Sot," i thashë, "je ngopur
duke ngrënë shkronja!"
"Lërmë, o babi, lërmë,
lërmë të shkoj në lojë,
se s'bëhet hataja,
vetëm për një shkronjë!"
"Nuk bëhet hataja,
vetëm për një shkronjë!
Eja, bir i babit,
bashkë ta shikojmë.
Për një shkronjë,
që ti s'e vë,
fjala derë,
bëhet erë,
dhe shtëpia ngel pa derë.
Për një M,
që ti s'e vë,
fjala mik,
bëhet ik.
Ç'bën kështu,
more Besnik,
a i thuhet
mikut ik?
Shih, pa shih,
ka dhe më keq!
Për nje B,
që ti e heq,
fjala bujk,
bëhet ujk."
Sytë e Nikut,
mbushen me lot,
do të flasë,
por ç'farë të thotë?
-Odhise Grillo
Bashkë Me Një Zog
Nëna Ime
Kënga e Maçokut
Kënga e Rosave
Gabimi i Mirelës
Dhuratë Për Ditëlindje
Në përvjetor, të ditëlindjes tënde,
ke plot dhurata mbi tavolinë.
E midis tyre, një glob të vogël,
shokët e klasës ta kanë sjellë.
E midis tyre, një glob të vogël,
shokët ta kanë sjellë.
Rreth' e rreth' përqark,
Globi rrotullohet.
Fluturojnë mbi të,
gjithë kontinentet.
Ja atdheu im!
Ja, përmes kaltërsisë!
Shqipëria ime,
Ja ku është!
ke plot dhurata mbi tavolinë.
E midis tyre, një glob të vogël,
shokët e klasës ta kanë sjellë.
E midis tyre, një glob të vogël,
shokët ta kanë sjellë.
Rreth' e rreth' përqark,
Globi rrotullohet.
Fluturojnë mbi të,
gjithë kontinentet.
Ja atdheu im!
Ja, përmes kaltërsisë!
Shqipëria ime,
Ja ku është!
Ariu dhe Dhelpra
Ç’ke harruar moj Valbonë?
O Sa Mirë, O Sa Keq!
Macja ime, ka që mbrëmë, me macokun, është zënë!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!
Dhe patokut, mu në këmbë, i ka hyrë, një goxha gjembë!
O sa keq! O sa keq! Mezi nëna, po ja heq!
O sa keq! O sa keq! Mezi nëna, po ja heq!
Mu te ferra, sot nje qënë, bishtin leprit, ja kish ngrënë!
O sa keq! O sa keq! Lepri shkretë, o se c'po heq!
O sa keq! O sa keq! Lepri shkretë, o se c'po heq!
Ujku ka mbetur, pa dhëmbë! Ja theu kali, me këmbë!
O sa mirë! O sa mirë! Ujku është, egërsirë!
O sa mirë! O sa mirë! Ujku është, egërsirë!
Macja ime, ka që mbrëmë, me macokun, është zënë!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!
Ja Na Erdhi Viti i Ri
Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar!
Porsi unë çdo fëmije,
pret për ta festuar!
Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle!
E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje!
Plot dhurata përsëri,
do më sjelli mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua!
sa jam e gëzuar!
Porsi unë çdo fëmije,
pret për ta festuar!
Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle!
E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje!
Plot dhurata përsëri,
do më sjelli mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua!
Cinxëri Dhe Milingona
Cinxër' i marrë,
gjithë beharë,
e shkoi duke kënduar,
ndë kopshte të lulëzuar.
Po behari shkoi,
cinxëri pushoi,
dhe zuri të qajë,
se s'kish se ç'të hajë.
Të mos vdesë nga uria
një ditë del nga shtëpia,
dhe milingonës i thotë:
-Zonjë, sot bën shumë ftohtë.
s'kam ç'të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy kokrra grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjithmon dhe mik .
Të të vijë keq për mua.
Po milingona s'ep hua,
se është fort e shtrënguar
-Në behar s'paske punuar,
Thotë zonja milingonë.
-Këndova, për zonë,
beharë të tërë, ndë fush' e ndë male,
-Fort mirë ke bërë, tani hidhu valle!
gjithë beharë,
e shkoi duke kënduar,
ndë kopshte të lulëzuar.
Po behari shkoi,
cinxëri pushoi,
dhe zuri të qajë,
se s'kish se ç'të hajë.
Të mos vdesë nga uria
një ditë del nga shtëpia,
dhe milingonës i thotë:
-Zonjë, sot bën shumë ftohtë.
s'kam ç'të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy kokrra grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjithmon dhe mik .
Të të vijë keq për mua.
Po milingona s'ep hua,
se është fort e shtrënguar
-Në behar s'paske punuar,
Thotë zonja milingonë.
-Këndova, për zonë,
beharë të tërë, ndë fush' e ndë male,
-Fort mirë ke bërë, tani hidhu valle!
Manushaqe
Ndodhitë e Çufos
"-O lele, dale se na ndalove qarkullimin e gjakut, o të
lutem.
-Më duket se të pengova qarkullimin e mollëve more bukurosh.
-O, faleminderit që na the bukurosh."
Një nga filmat vizatimor më të njoftur e më të bukur =)
lutem.
-Më duket se të pengova qarkullimin e mollëve more bukurosh.
-O, faleminderit që na the bukurosh."
Një nga filmat vizatimor më të njoftur e më të bukur =)
Arushi Që Kërkonte Babanë
Pylli ishte zgjuar si përdite. Zogjtë fluturonin dhe i jepnin pyllit ëmbëlsi me cicërimat e tyre. Kafshët luanin me njeri tjetrin. Të gjithë ishin të gëzuar. Por papritur, këtë atmosferë të bukur e prishi një zë që qante. Lepurushi, ketrushi, dhe iriqi, që ishin duke kërcyer, ndërprenë vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara, kur miqtë panë një arush të vogël të ulur mbi një gur dhe qante.
-Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
-Kam humbur babin. - tha arushi duke qare.
-Po si ta quajnë babin ty? - i tha iriqi.
-Babi. - tha arushi i vogel. Kafshët e tjera qeshën nga përgjigja e arushit të vogël, por lotët e tij bën që ata të heshtin.
-Si thoni shokë, ta ndihmojmë arushin që të gjej babanë? - tha lepurushi.
-Ta ndihmojmë, ta ndihmojmë! - thanë të gjithë miqtë e pyllit.
-Do vij dhe unë me ju që tju ndihmoj të gjeni rrugën. - tha një zog i bukur.
-Hipni në makinën time - tha ketrushi, dhe të gjithë së bashku u nisën që të takonin të gjithë arinjtë që ishin në pyll. Njëri prej tyre do të ishte babi i arushit të vogël. Dha ja ndaluan para një Berberhanëje ku punonte si berber një ari. Shokët hynë brënda dhe panë ariun që po qethte një cjap.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Po unë jam beqarë more - ia ktheu ariu berberë dhe po qeshte me të madhe bashkë me cjapin. Miqtë u nisën drejt rrobaqepsisë se aty punonte një ari tjetër si rrobaqepës. Ariu rrobaqepës ishte duke qepur pantallonat e një gomari.
-Po ku i ke grisur kështu pantallonat o gomar? - tha ariu.
-Duke ngrënë gjëmba usta - ia ktheu gomari.
Ndërkohë hynë miqtë tanë.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Fëmijët e mi nuk largohen kurrë nga shtëpia pa marë leje - tha ariu rrobaqepës pa kthyer kokën që të shihte.
Miqtë u nisën drejt ariut peshëngritës.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Mmmm - bëri ariu dhe i tregoi miqve fëmijët e tij që ishin radhitur në stërvitje.
-Fëmijët e mij nuk janë ngordhalaqër - shtoi ariu.
Miqtë të deshpëruar u nisën drejt ariut fotograf.
-Më falni - tha lepurushi - mos është valle ky arushi djali juaj?
-Jo - tha ariu.
-Ju lutem na ndihmoni të gjejmë babanë e këtij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait - iu lut ketrushi ariut fotograf.
-Po, patjetër, - tha fotografi - unë do ju tregojë fotografitë e gjithë arinjve të pyllit tonë. Dhe keshtu bëri; po i tregonte arushit të vogël gjithë fotografitë e arinjve: ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepës, ariun peshëngritës dhe kur i tregoi fotografinë e ariut artist, arushi i vogël u hodh nga zemi dhe thërriste:
-Babi, babi ime, babi ime!
Të gjithe u kënaqën që e gjetën se cili ishte babai i arushit të vogël. Pasi ariu fotgraf i bëri një foto të gjithëve, ata u nisën drejt cirkut. Sa arritën tek dera, arushi i vogël thërriti:
-O ba, babi!
Ariu artist dëgjoi zërin e të birit dhe doli shpejt përjashta. Arushi iu hodh në qaf, e puthi dhe i tha:
-Babi unë humba!
Ariu artist i falendëroi kafshët e pyllit që e kishin ndihmuar djalin e tij, dhe i ftoj të gjithë për të parë shfaqjen. Të gjithë ishin të gëzuar.

Korbi dhe Dhelpra
Tek një lis sipër në majë,
korbi qëndroi të hajë,
një copë djathë që mbante,
në qeft.
Kur nisi të hante,
shkon një dhelpër e mallkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta hajë vetë;
«Mirëdita mik i vjetër,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër
me pendë të bardhë;
në di të këndosh,
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"
Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti,
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti,
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua dhe u betua
të mos gënjenet më tjetër herë.

Subscribe to:
Posts (Atom)