Saturday, January 3, 2009

O Sa Mirë, O Sa Keq!

Macja ime,
ka që mbrëmë, me macokun, është zënë!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!

Dhe patokut, mu në këmbë, i ka hyrë, një goxha gjembë!
O sa keq! O sa keq! Mezi nëna, po ja heq!

Mu te ferra, sot nje qënë, bishtin leprit, ja kish ngrënë!
O sa keq! O sa keq! Lepri shkretë, o se c'po heq!

Ujku ka mbetur, pa dhëmbë! Ja theu kali, me këmbë!
O sa mirë! O sa mirë! Ujku është, egërsirë!

Macja ime, ka që mbrëmë, me macokun, është zënë!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!
O sa keq! O sa keq! Turp për macen, që s'i flet!

No comments:

Post a Comment