Saturday, January 3, 2009

Korbi dhe Dhelpra

Tek një lis sipër në majë,
korbi qëndroi të hajë,
një copë djathë që mbante,
në qeft.

Kur nisi të hante,

shkon një dhelpër e mallkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.

Dëshiron ta hajë vetë;
«Mirëdita mik i vjetër,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër
me pendë të bardhë;
në di të këndosh,

përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"

Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti,

dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti,
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"

Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua dhe u betua
të mos gënjenet më tjetër herë.

No comments:

Post a Comment