Saturday, January 3, 2009

Manushaqe


Manushaqe e vogël,

lulëzon në ferra,
lajmëron gjithë botën
se erdhi pranvera.

Manushaqe e vogël,
unë të dua shumë,
mos e ul ti kokën,
mos u tremb nga unë.

Manushaqe e bukur,
mos u dridh në ferrë,
s'vij unë per të të këputur,
vij për të marrë erë.

No comments:

Post a Comment