Saturday, January 3, 2009

Ariu dhe Dhelpra

”E pandehur, të kanë parë
drejt kotecit duke ngarë
një kërriç e një gomar.
Me një fjalë, dy dëshmitare…
Ç’ke të thuash më në fund?”
dhe ariu putrën tund.

“S’e mohoj, është e vërtetë
që më panë ata dy vetë.
Mirepo unë, ne me latë,
do te sillja në gjykatë
nja dyqind që s’më kanë parë…
Apo jo, zoti gjyqtar?”

No comments:

Post a Comment