Sunday, January 4, 2009

Kur Bie Shi

Mjau-mjau, mjau-mjau,
Një maçok fytyrën lau,
Gjyshja ime kur e pa,

"Do të bjerë shi," na tha.

Po Petriti vëllai im,
Që di mirë cdo mësim,

I tha gjyshes "Kur s'ka re,

Jo, nuk bie shi mbi dhe!"

Mbrëmja e qetë kur u qas,
Nëntë herë "Ki-ki-ki...."
Këndoi gjeli mbi pullaz;
Gjyshja tha "Do te bjerë shi!"

Macja le të lahet,
Prapë do të thahet,
Gjeli të kendojë,

Sa herë të dojë.

Po nuk pati re,

Po nuk vetëtiu,
Po nuk bubulliu,

S'bie shi mbi dhe!

No comments:

Post a Comment