Saturday, January 3, 2009

Cinxëri Dhe Milingona

Cinxër' i marrë,
gjithë beharë,
e shkoi duke kënduar,
ndë kopshte të lulëzuar.

Po behari shkoi,
cinxëri pushoi,
dhe zuri të qajë,
se s'kish se ç'të hajë.

Të mos vdesë nga uria

një ditë del nga shtëpia,
dhe milingonës i thotë:
-Zonjë, sot bën shumë ftohtë.
s'kam ç'të ha dhe jam sëmurë,
po nëmë dy kokrra grurë,
ta kthej prapë në korrik.
në më ke gjithmon dhe mik .
Të të vijë keq për mua.

Po milingona s'ep hua,
se është fort e shtrënguar
-Në behar s'paske punuar,
Thotë zonja milingonë.
-Këndova, për zonë,
beharë të tërë, ndë fush' e ndë male,
-Fort mirë ke bërë, tani hidhu valle!

No comments:

Post a Comment