Saturday, January 3, 2009

Ja Na Erdhi Viti i Ri

Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar!
Porsi unë çdo fëmije,
pret për ta festuar!

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle!

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje!

Plot dhurata përsëri,
do më sjelli mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua!

2 comments: